
Shef i stafit në kabinetin e presidentes të Republikës së Kosovës, Blerim Vela, ka publikuar në Twitter harëtn e Kosovës, me theks pjesën ku sot janë rrëmbyer tre policë të Kosovës nga Serbia, raporton Gazeta10.
Vela ka kërkuar lirim të menjëhershëm të policëve, duke thënë se Kosova s’do të përkulet asnjëherë para banditokracisë së Vuçiqit.
“Policia e Serbisë ka rrëmbyer 3 policë të Kosovës në kufirin me Serbinë, brenda territorit Kosovës. Ky akt i pamatur i regjimit të Vuçiqit nënkupton një përshkallëzim të rrezikshëm. Lirimi i menjëhershëm i punonjësve të policisë është i domosdoshëm. Kosova nuk do të përkulet kurrë para banditokracisë së Vuçiqit. Ai do të dështojë!’’, ka shkruar ai./Gazeta10