Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Vendimi i PZAP-së, Gashi: Gabim, Lista Serbe nuk duhet të certifikohet!

Gazeta10
25 December 2024 - 20:47

Analisti politik, Blerim Gashi ka komentuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa, i cili ka certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Gashi e ka cilësuar vendimin e PZAP-së si të gabuar, duke thënë se Lista Serbe nuk duhet të certifikohet.

“Sërpska nuk duhet të certifikohet. Sërpska duhet ndjekur ligjërisht dhe t’i pamundësohet pjesëmarrja dhe keqpëdorimi i demokracisë elektorale në Kosovë”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, më 23 dhjetor, përfaqësuesit e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, votuan kundër certifikimit të Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.