
Lajmi për vendimin e Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë për mbyljen e Klan Kosovës është raportuar edhe në media ndërkomëtare.
Mediumi amerikan „Reuters“ ka shkruar për lëvizjen e pushtetit për mbylljen e televizionit Klan Kosova.
Gjithashtu ky medium përmend edhe reagimet alarmuese të gazetarëve në Kosovë pas një vëndimi të tillë të Qëverisë së Kosovës për pezullimin e licences për Klan Kosova.
“Qeveria e Kosovës pezulloi të premten licencën e transmetuesit më të madh televiziv privat në vend për një gabim në regjistrim, duke alarmuar gazetarët të cilët akuzuan partinë në pushtet për një luftë të hapur kundër medias së lirë”, shkruan ‘Reuters’. /Gazeta10/

