
Vendimi për ngritjen e pagës për pesë kateogori të caktuara përplasi ashpër mes vete deputeten e lëvzijes Vetvendosje, Mirlinda Tishukaj-Sadiku dhe komentatoren politike, Albulena Ejupi-Hajzeraj.
Sipas deputetes Tishukaj-Sadiku ATK-së dhe fiskalizimit i është dhënë rëndësi parësor në mënyrë që të ngritet buxheti i shtetit, raporton Gazeta10.
“Vetvendosja qysh kur ardhur në pushtet i ka dhënë prioritet edhe fiskalizimit edhe hapave ekonomik, në mënyrë që në këtë formë edhe mbushet buxheti i republikës së Kosovës.Sa më mirë që përformon edhe ATK-ja edhe fiskalizimi ajo sjell më të ardhura në buxhet. Qeveria Kurti 2 ka pas pako të ringjalljes ekonomike, pako që ka ataku diku 800.000 qytetarë”, deklaroi ajo.
Mirëpo krahasimi i Ejupi Hajzerajt mbi gjendjen e të dhënave në rajon nivelin e diskutimin mbi tjetër nivel.
“Gjithë po pyeten pse nuk u rriten më herët po në fund të mandatit.Natyrisht tre muaj përpara po bëhet fushatë elektorale. Por kur e marrim dhe i krahasojmë me të dhënat në rajon, përnime ish me të ardh pak gjynah edhe prej shtetit edhe prej popullit”, deklaroi ajo.
Deputetja Tishukaj Sadiku nuk u pajtua me konstatimin e kësaj të fundit duke i përmendur edhe rrethanat e shtetndërtimit. /Gazeta10/
Më shumë detaje nga intervista: