
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas miratimit të vizave nga Parlamenti Evropian gjatë ditës së sotme, raporton Gazeta10.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se ky vendim edhe pse i vonuar është i mirëseardhur.
Ai tha se urimet më së shumti i meritojnë qytetarët dhe se shpreson që ky vendim të hyjë në fuqi sa më parë.
“Vendimi i Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, edhe pse shumë i vonuar, është mëse i merituar e i mirëseardhur. Prandaj, para se gjithash, sot urimet i meritojnë qytetarët tanë. Shpresoj që ky vendim të hyjë në fuqi sa më pare”, ka shkruar ai.