
Avokati i familjes Zejnullahu, Asdren Hoxha, në një intervistë ekskluzive në “Politiko”, ka folur rreth rastit të vdekjes së Agon Zejnullahut.
Hoxha ka thënë se rasti i Agonit është një vdekje e dhunshme.
“Veprime të tilla duke qëndurar mbi një person i cili ka gjendje të rënduar shëndetësore, pastaj mbajtja e këmbës dhe shtrëngimi i kokës për 49 sekonda pa mëdyshje që ka ndikuar dhe do të vendoset që ka ndiku që veprimet e tilla shpien deri tek vdekja e dhunshme”, ka thënë Hoxha. /Gazeta10