Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vështirësitë e pacientëve me terapi fizikale, shkaku i pengesave në rrugë

Gazeta10
03 May 2023 - 9:01

Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” në një lidhje direkte me gazetaren Egzona Shala, raportohet se rruga për hyrjen në klinikën fizikale dhe rehabilitimit në Prishtinë është e bllokuar.

Qytetari është ankuar se kësaj klinike po i mungon parkingu dhe se hyrja është e bllokuar më pengesa, të cilat nuk i lejojnë pacientët të hyjnë mbrenda me makina, raporton Gazeta10.

“Qytetarët makinat i parkojnë të hyrja pasiqë nuk lejohet të hyhet mbrenda në vend se të jenë më afër personave të cilët nuk mund të ecin apo edhe me ndonjë problem tjetër, ata duhet ti parkojnë veturat tek hyrja e kësaj klinike dhe të ecin”, tha qytetari.

Sipas tij komuna duhet të bëjë një riorganizim të hyrjeve tek kjo klinikë.

Më poshtë m und të ndiqni emisionin:

https://www.youtube.com/watch?v=giPG0ayCEmM

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.