Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vetaksident në Sllatinë, vdes një person

Gazeta10
14 May 2024 - 14:19

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Pejë – Prishtinë, konkretisht në Sllatinë.

Rastin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

“Vdekjen e kanë konstatuar mjekët kompetent”, tha Kelani.

Kelani tha se në lidhje me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante policore, ekipi mjekësor dhe prokurori kompetent.

“Trupi i pajetë është dërguar në IML”, tha ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.