Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vetdorëzohet i dyshuari për vrasjen e 22 vjeçarit në Podujevë

Gazeta10
15 September 2022 - 16:39

Është vetdorëzuar në polici, personi që dyshohet se e ka goditur për vdekje 22 vjeçarin nga Komuna e Podujevës.

Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës, e cila ka thënë se i dyshuari është i moshës 25 vjeçare, transmeton Gazeta10.

“Pas një pune të intenzive hetimore, policia ka arritë që të identifikoj personin e dyshuar lidhur me vrasjen e rëndë që ka ndodhë me datën 12.09.2022 në fshatin Gllamnik të Podujevës. Kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e tij nga ana e policisë, kanë bërë që personi i dyshuar O.Zh. mashkull 25 vjeç, sot të dorëzohet në polici. Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.