Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vetëdorëzohet i dyshuari për aksidentin me fatalitet në Pejë

Gazeta10
27 November 2023 - 18:21

Gjatë ditës së sotme, i dyshuari i aksidentit të shkaktuar me fatalitet me datës 26. 11. 2023 në rrugën “Bill Klinton” në Pejë, së bashku me avokatin mbrojtës është vet dorëzuar në njësitin e Rajonal të Komunikacionit Rrugor në Pejë.

Policia njofton se pas intervistimit nga hetuesit e aksidenteve me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Një ditë më parë, Policia e Kosovës ka publikuar një njoftim duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e 24-vjeçarit, i quajtur Aaron Rexhaj, i cili dyshohet për shkaktimin e një aksidenti trafiku fatal. Ai është i lindur më 5 maj 1999, në Paderborn, Gjermani dhe aktualisht banon në rrugën “Bekim Berisha” në Pejë, Kosovë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.