Lajme

Vetëvendosje e nominon Albin Kurtin, kandidat për kryeministër edhe për një mandat

Gazeta10
08 Dhjetor 2024 - 17:16

Lëvizja Vetëvendosje në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm që po mbahet sot ka nominuar Albin Kurtin, kandidat të tyre për kryeministër edhe për një mandat qeverisës.

Sami Kurteshi tha se deri më sot ka pasur vetëm një kandidatë që ka mbledh nënshkrimet dhe ai është Albin Kurti.

“KZP-ja konfirmon se kandidati i vetëm për kryeministër nga LVV është Albin Kurti”, tha Kurteshi.

Kurse, nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, tha se Kurti është kandidati i vetëm i Vetëvendosjes për kryeministër.

Konjufca tha se Qeveria Kurti ishte qeverisja më e mirë për qytearët dhe për vendin nga pavarësia e Kosovës.

“Për sovranitetin e Kosovës, për ushtrinë, buxhetin, policinë, për sigurinë, dhe për të gjithë sektorët vital të jetës tonë insitucionale, publike e shoqërore janë të gjithë shumë më mirë tv organizuara se në vitin 2020 dhe më parë. Kemi marre vendime të guximshme si ndahet buxhet me shumv për fëmijë, nëna, pleqa, student”, tha Konjufca.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
20 Janar 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.