Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Vetëvritet aktorja që e luajti rolin e Mulanit

Gazeta10
06 July 2023 - 12:32

Aktorja 48-vjeçare, Coco Lee që e luajti personazhin e “Disney”, Mulan ka vdekur mbrëmjen e së mërkurës, shkruan Gazeta10.

Motrat e saj, Carol dhe Nancy thanë se ajo tentoi të vriste veten ditën e diel dhe përfundoi në koma, ku pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dje ajo vdiq.

Familjarët thonë se aktorja vuante nga depresioni prej vitesh dhe kishte kërkuar ndihmë nga terapistët, por gjendja e saj degradoi përgjatë muajve të fundit derisa i dha fund jetës.

Një postim i saj i bërë në dhjetor të vitit të kaluar tregonte sesa i rëndë ishte ai vit për të. Ajo bënte thirrje për kurajo për personat që ishin keq me shëndetin mendor.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
14 September 2026
Lajme
14 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.