
Ish-deputeti dhe përfaqësuesi i komunitetit egjiptian, Veton Berisha, në një lidhje dirkete me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka komentuar fjalorin e papërshtatshëm të Nexhmedin Spahiut ndaj komuniteteve joshumicë, teksa ka thënë se tanimë nuk po ju mjaftën kërkimfalja.
Ai ka bërë thirrje që kjo gjuhë ndaj komuniteteve të ndërpritet menjëherë, teksa ka shtuar se ai dhe komunitetet janë ndier të ofenduar nga deklaratat e Spahiut.
Tutje, Berisha ka thënë se sot ka qenë hera e tretë që ka reaguar, pas deklaratave ofenduese ndaj komuniteteve.
“Sonte jemi ndier tepër keq sepse zakonisht nuk ofendohem nga gjithkush, në rastin e sotëm unë edhe komuniteti që përfaqësojë jemi ndier të ofenduar për shkak se sonte jemi ndier të ofenduar nga një personalitet i cili e ka një titull, e ka një bagazh dhe është personalitet publik dhe fjala e tij dallon nga personat e tjerë dhe fjala e tij na ka bërë me u ndi keq. Unë nga këtu po bëjë thirrje publikisht që kjo gjuhë duhet me u ndalu përfundimisht. Profesor Nexhi e ka marrë si mas krahasuese në dy emisione, po e marrë këtë mbrëmë ka qenë në një vrull debati, por unë e kam publiku edhe një video më herët ku e bënë një krahasim të popullit shqiptarë të pasluftës se si i krahason me pozitën e njëjtë të “magjupëve”, ne përfundimisht kemi krijuar një shtet që është kushtetues dhe ligjor, jemi njerëz që na ka fal Zoti në formën e tillë dhe nuk ka të drejtë askush të na gjykojë ose paragjykojë, ne nuk kemi vend tjetër po këtij vendi dhe këta kanë detyrim me na respektu sepse jemi të këtij vendi”, ka thënë ai. /Gazeta 10/