
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka thënë se në kuadër të Vettingut në drejtësi në Kosovës, të gjitha palët e përfshira duhet të tregojnë konstruktivitet, transparencë dhe profesionalizëm, raporton Gazeta10.
Në njoftimin e tyre thuhet se kryefjala e takimit të parë ku është themeluar Komisioni Ad Hoc për Vettingun ka qenë nevoja që ky proces të përcillet në një frymë konsensuale.
Më tej, thuhet se KDI do ta mbështes këtë proces duke punuar me të gjitha palët.
KDI do të organizojë nesër një diskutim publik rreth rolit dhe kapaciteteve për ta trajtuar vettingun.
Këtu keni njoftimin e plotë:
“Sot në Kuvendi i Republikës së Kosovës – Skupština Republike Kosova, u mbajt mbledhja e parë e Komisionit Ad-Hoc për zhvillimin e procesit të vlerësimit kalimtar, i njohur si 𝗩𝗲𝘁𝗶𝗻𝗴𝘂 𝗻𝗲̈ 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝗲̈𝘀𝗶.
#KDI e vlerëson faktin që pjesëmarrja në këtë komision reflekton përfaqësim të subjekteve politike nga pozita dhe opozita. 𝐊𝐫𝐲𝐞𝐟𝐣𝐚𝐥𝐚 𝐞 𝐤𝐞̈𝐭𝐢𝐣 𝐭𝐚𝐤𝐢𝐦𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐞̈ 𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐧𝐞𝐯𝐨𝐣𝐚 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐲 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐬 𝐭𝐞̈ 𝐳��𝐯𝐢𝐥𝐥𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐟𝐫𝐲𝐦𝐞̈ 𝐤𝐨𝐧𝐬𝐞𝐬𝐮𝐚𝐥𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐤𝐫𝐚𝐡𝐣𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐞̈𝐯𝐞.
Në mënyrë që vetingu si proces shumë i rëndësishëm dhe kapital për vendin të jetësohet në praktikë dhe t’i shërbejë efikasitetit të gjyqësorit, ai duhet të përfshijë të gjitha palët: 𝗤𝗲𝘃𝗲𝗿𝗶𝗻𝗲̈, 𝗞𝘂𝘃𝗲𝗻𝗱𝗶𝗻, 𝗜𝗻𝘀𝘁𝗶𝘁𝘂𝗰𝗶𝗼𝗻𝗲𝘁 𝗲 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝗲̈𝘀𝗶𝘀𝗲̈, 𝘀𝗵𝗼𝗾𝗲̈𝗿𝗶𝗻𝗲̈ 𝗰𝗶𝘃𝗶𝗹𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝗾𝘆𝘁𝗲𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘁. Në këtë proces të gjitha palët duhet të dëshmojnë konstruktivitet, transparencë dhe profesionalizëm.
KDI do të jetë në mbështetje të këtij procesi, duke punuar me të gjitha palët e posaçërisht me qytetarët për të zbërthyer esencën dhe kuptimin e vetingut në gjyqësor, si parakusht për një drejtësi efikase për të gjithë qytetarët.
Pasi që Kuvendi është bartësi kryesor i këtij procesi, KDI nesër, me dhjetor nga ora 14:00 do të organizojë diskutimin e parë publik për të analizuar 𝗿𝗼𝗹𝗶𝗻 𝗽𝗼𝗿 𝗲𝗱𝗵𝗲 𝗸𝗮𝗽𝗮𝗰𝗶𝘁𝗲𝘁𝗲𝘁 𝗲 𝗞𝘂𝘃𝗲𝗻𝗱𝗶𝘁 𝗽𝗲̈𝗿 𝘁𝗲̈ 𝘁𝗿𝗮𝗷𝘁𝘂𝗮𝗿 𝘃𝗲𝘁𝗶𝗻𝗴𝘂𝗻 dhe iniciativat tjera ligjore që ndërlidhen me reformën në drejtësi.
Shihemi neser….
#reformanedrejtesi #konsensus #transparence #gjithperfshirje”, thuhet në njoftim e tyre në Facebook. / Gazeta10.