Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Vetura me targa BG dhe i gjithë armatimi i kapur në Zveçan, PK publikon edhe pamje nga droni

Gazeta10
24 June 2023 - 16:24

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla bashkë me Drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha, kanë mbajtur sot një konferencë për media pas aksionit të së premtes ku kapën një sasi të konsideruar armatimi në një veturë në Zveçan. 

Makina me tabela të Beogradit që është evidentuar edhe pronë e shoqërisë “Hekurudhat e Beogradit” bashkë gjithë armatimin e kapur nga Policia janë ekspozuar sot në konferencën për media. 

Sveçla ka thënë se ky armatim ka pasur për qëllim të të përdorej për sulme terroriste, përfshirë edhe kundër ushtarëve të KFOR-it në Veri. 

Në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës janë publikuar edhe pamjet e armatimit të kapur./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.