Chelsea është në kërkim të një sulmuesi në merkaton e janarit.
Në listën e dëshirave të klubit londinez janë shumë emra, teksa më i fundit është anëtari i Bayer Leverkusen, Victor Boniface.
Boniface është njëri nga sulmuesit më të vlerësuar nga Bundesliga dhe njëri nga lojtarët kryesorë të Leverkusenit në sukseset që kjo skuadër i ka arritur sezonin e kaluar.
23-vjeçari edhe këtë edicion e ka nisur në mënyrë mjaft pozitive, duke shënuar tre gola dhe një asist në katër paraqitje në elitën e futbollit gjerman.
Enzo Maresca e ka nisur mjaft mirë me Chelsean, por dëshiron që ta përforcojë ekipin edhe më shumë në repartin ofanziv.
Sulmuesi nigerian ka kontratë me Leverkusenin deri në qershor të vitit 2028 dhe vlera e tij në treg është rreth 40 milionë euro.
Boniface erdhi te Leverkuseni në verën e vitit 2023 nga Union Saint Gillose për shumën e 21 milionë eurove.
Mbetet të shihet nëse kampioni i Gjermanisë do të lejojë largimin e sulmuesit në merkaton e janarit.