
Me 30 maj 2019, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq pati tronditur opinonin publik në Kosovë kur pati deklaruar se “në klasën politike në Kosovë” ka njerëz që kanë zbritur prej malit.
Këto deklarata ajo i pati bërë në një konferencë për media në Beograd në prani të ambasadorit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sem Fabrizi.
Kjo deklaratë pati nxitur një varg reagimesh në Kosovë sa që ajo ishte futur në listën e personave non grata të Kosovës.
“E them me përgjegjësi që sa të jem unë ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës, nuk do të lejojë që Kryeministrja serbe të hyjë në Kosovë, për sa kohë që ajo të ndjek një ideologji raciste dhe të sëmurë kundër popullit të Kosovës dhe ndërmjet etnive që jetojnë këtu”, kishte deklaruar Behxhet Pacolli, shefi i diplomacisë kosovare.
Një reagim të fortë e kishte dhënë atë kohë edhe ish presidenti Hashim Thaçi.
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës nuk ka konfirmuar e as mohuar publikisht kush aprovoi lejen e vizitës së saj në Kosovë.
Gazeta 10 e sjell të plotë deklaratën e Ana Bërnabiqit në maj të vitit 2019.