Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Video e rrallë e Adem Demaçit – u flet ushtarëve të UÇK-së në një odë në Drenicë

Gazeta10
23 August 2022 - 0:00

Emisioni “Prime Time” ka publikuar një video e papublikuar më parë të Adem Demacit teksa u flet disa ushtarëve të UÇK-së në një odë të Drenicës.

Me shumë emocione, ai i përgëzon për vendimin që kanë marrë në luftën për liri.

“Duhet të lirohemi sa më shpejt që t’iu ndihmojmë edhe popujve tjerë dhe ta kapim hapin me popujt e tjerë në botë. Unë kënaqem kur ju shoh juve që jeni djem të ri, e djem të mirë dhe nuk e kurseni veten. Nuk ka investim më të madh dhe më të rëndësishëm se liria. Se vdekjen edhe ashtu e kemi të sigurtë. Edhe 100 vjet t’i bëjmë njerëzit do të na pyesin po çfarë ke bërë t’i për vendin” citohen fjalët emocionuese të Demacit.

Dhjetëra ushtarë të lirisë e dëgjojnë me vëmendje Demaçin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.