
Ministri i Financave, Hekuran Murati, dhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, janë ‘përplasur’ në Kuvend për temën e ndihmës ekonomike për qytetarët nga qeveria si dhe për cështjen e kriptovalutave, raporton Gazeta10.
Murati e kritikoi Krasniqin duke i thënë se qeveria ka ndihmuar qytetarët më shumë se cdo qeveri tjetër, dhe e ‘thumboi’ Krasniqin për cështjen e kriptovalutave, për të cilat i tha se ne nuk mund të ndihmojmë për rritjen e çmimeve të kriptove, por qeveria ndihmon shtresën e mesme dhe të varfër.
Ndërkohë, Krasniqi i replikoi duke ia bërë me dije se ai kurrë nuk ka dalë për ta takuar ndonjë fermer apo qytetar. Ai pranoi se posedon kriptovaluta dhe përmendi se ai i ka të deklaruara në pasurinë e tij, ndërkaq, akuzoi ministrin Murati se ai vetë ka kripto dhe nuk i ka deklaruar kurrë ato.
“Unë i kam kriptovalutat edhe jam ekspert i tyre dhe çmimit gjithashtu. Problemi nuk është te kriptovalutat e mia se unë i kam të deklaruara prej kohësh, po ti pse nuk po i deklaron. Shokët e tu thojnë që ti ki plot kriptovaluta, po s’i deklaruar asnjëherë.”, tha Krasniqi./Gazeta10.