Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

VIDEO | Të shtënat drejt Top Channel pranë Big Brother, çfarë dihet deri tani?

Gazeta10
27 March 2023 - 9:55

Breshëri kallashnikovi janë regjistruar në mesnatë drejt godinës së Top Channel, afër studiove të Big Brother. Të shtënat me armë i morën jetën rojës së godinës, Pal Kola, 60 vjeç.

Mediat shqiptare raportojnë se roja i sigurisë ka qenë duke u ngrohur pranë një ngrohëse që ka pasur brenda kabinës në momentet që është qëlluar me breshëri plumbash. 60-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Një makinë e djegur tip ‘Range Rover’ është gjetur në nga policia në Golem të Kavajës, e cila dyshohet se u përket autorëve. Në brendësi të mjetit të djegur janë gjetur 2 kallashnikovë. Mjeti ‘Range Rover’ rezulton me targa të vjedhura në Shkodër.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 25 gëzhoja kallashnikovi. Mjaftoi një prej tyre që të linte të vdekur në vend, 60-vjeçarin Pal Kola, i cili mori një plumb në trup. Ende nuk dihet se çfarë motivi mund të fshihet pas këtij sulmi të rëndë ndaj televizionit Top Channel.

Grupi hetimor është fokusuar në dy pista, një prej tyre mund të jetë një mesazh për pronarët e Top Channel, ndërsa një tjetër pistë është edhe një mesazh kundër produksionit të Big Brother. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj. Pritet edhe sekuestrimi i kamerave të sigurisë, për të bërë të mundur sado pak zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.

Lajmi është në përditësim..

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.