Gazeta10

Vieira zbulon stadiumin më të zhurmshëm që ka luajtur në karrierën e tij

Patrick Vieira ka zbuluar stadiumin më të zhurmshëm në të cilin ka luajtur gjatë karrierës së tij si futbollist.

46 vjeçari francez ka luajtur për disa nga klubet më të mëdha evropiane, përfshirë këtu Arsenalin, Juventusin, Interin DHE Manchester Cityn, para se të pensionohej në vitin 2011.

Vieira gjithashtu bëri edhe 107 paraqitje për Kombëtaren e Francës, dhe ishte pjesë e skuadrës që fitoi Kupën e Botës në vitin 1998 dhe Kampionatin Evropian Euro 2000.

Në nivel klubesh, Vieira më së shumti njihet për nëntë vitet e tij te Arsenali, me mesfushorin që bëri 406 paraqitje për “Topçinjtë” dhe ishte pjesë e skuadrës “Invincibles” në vitin 2003/04, duke fituar 10 trofe në total gjatë kohës së tij në Londër.

Vieira ka luajtur në stadiume të shumta gjatë kohës si lojtar, ndërsa tani ka zbuluar edhe stadiumin më të zhurmshëm ku ka luajtur në karrierën e tij.

“Futbolli ka shumë zëra ikonik që krijojnë një atmosferë unike, të cilat nuk mund të përsëriten diku tjetër. Kur vizitoja një stadium të rivalëve dhe duke dëgjuar tifozët tonë duke kënduar me shumë pasion ishte magjike, ajo ndjenjë gjithmonë qëndron me mua”, tha Vieira.

“Mendoj që atmosfera më e zhurmshme që e kam përjetuar ishte në ‘Anfield’, zhurmat dhe pasioni që vinte nga tifozët ishte e pabesueshme për ta përjetuar”, shtoi më tej Vieira.

NË FOKUS

gruaja
Vrasja e gruas në Pejë nga burri i saj, detajet e fundit nga rasti tragjik
valonn
Ky është i dyshuari për vrasjen e gruas në Ferizaj
vrasja-576x360-1
Vrasja në Pejë, reagojnë nga komuna: Gjyljeta punonte qe 20 vjet si asistente e stomatologut
1-55-600x360-1
Një grua sulmon dhe rrah keq një grua tjetër në Prishtinë, arrestohet brenda pak minutave
akil
“Akil Gjakova është në arrati”, avokatja e gruas së tij jep detaje për divorcin e dhunshëm
KOBRA
Kush e vrau Ahmet Krasniqin?! - Historinë e padëgjuar e rrëfen Naser Vllasi(Kobra)
Screenshot 2024-04-17 132715
“E takova një ditë më parë, ishte…” – qytetari nga Peja flet për takimin e fundit me Edmond Lajqin
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Zbulohet identiteti i gruas që dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Ferizaj