Gazeta10

Viktima gjendet në tokë pasi u ther me thikë, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prizren pranë mesnatës së të shtunës. Një person është gjetur i lënduar rëndë i shtrirë në rrugë pasi dyshohet se është therur me thikë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor. Në raport njoftohet se i dyshuari është dërguar në Spitalin e Prizrenit në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas policisë, të dyshuarit besohet ta kenë hedhur nga vetura e tyre në rrugë pasi kanë kryer aktin kriminal dhe të jenë larguar në drejtim të panjohur. Ende nuk ka të arrestuar.

“Lagja Bazhderhane, Prizren  06.07.2024 – 23:50.   Viktima mashkull kosovar,  është dërguar në spitalin e Prizrenit në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi që i njëjti është gjetur i shtrirë në rrugë  i  sulmuar me thikë (mjetë të mprehtë)  nga persona  ende të pa identifikuar të cilët pasi e kanë sulmuar,   nga vetura  e tyre e kanë hedhur në rrugë dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, njofton Policia e Kosovsë.

Rasti vazhdon të jetë nën hetime, sipas policisë. /Gazeta10/

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
Faton12
A e dini që e dashura e Faton Hajrizit, është vajza e komandantit të njohur të UÇK-së?
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
Hh
Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur