Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vishuni trash, temperaturat sot deri -13 gradë

Gazeta10
27 November 2023 - 8:25

Sot (e hënë) në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

Sipas Meteo Kosova, acar i madh parashihet në mëngjes.

Në orët e mbrëmjes pritet shtim gradual i vranësirave, të cilat pak para apo rreth mesnatës pritet të gjenerojnë të reshura, fillimisht në perëndim të vendit, e më pas edhe në zona të tjera. Reshjet lokalisht do të jenë në formë të borës dhe shiut.

Era do të fryjë në drejtime të ndryshme me shpejtësi prej 10-39 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -13 deri në -6°C, ndërsa ato maksimale prej 1 deri në 6°C.

Në zonat me kthjellime do të jenë vlerat më të ulëta ekstreme, ndërsa në ato vende ku mbesin të pranishme vranësirat do të jenë vlerat më të larta. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.