Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Viti i mirë i boksit në Kosovë

Gazeta10
29 December 2022 - 15:46

Federata e Boksit e Kosovës përmbyll vitin kalendarik për vitin 2022 me suksese të mëdha duke fituar pesë medalje të bronzta dhe duke bërë historinë e pasluftës me medalje botërore, evropiane dhe mesdhetare.

Federata nëpërmjet një komunikate, medalja e bronztë botërore (Turqi) dhe e bronztë Evropiane (Mali i Zi) nga Donjeta Sadiku, medalje e bronztë mesdhetare(Algjeri) nga Shpetim Bajoku ,dhe dy medalje të bronzta Evropiane U18 (Bullgari) nga Taulant Jakupi dhe Donat Syla.

“Medalje dhe kupa nga turnet ndërkombëtare që janë në kalendarin Evropian  EUBC dhe botëror IBA. FboxK ka zhvilluar gjithsejtë  34 gara (turne)13  kombëtare  dhe  21 ndërkombëtare, përfshirë, Kampionatin botëror për femra seniore, Kampionati Evropian për femra seniore ,Kampionatet Evropiane për të rinj (Youth) junior, shkollar (kadet) ,Lojërat mesdhetare dhe  Kampionatin Individual i Kosovës për të gjitha grupmoshat, 4 përgatitje të boksierëve reprezentues të të gjitha grupmoshave”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.