Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vitia reagon për vdekjen e 4-vjeçares, paralajmëron masa ndaj atyre që mund të jenë përgjegjës

Gazeta10
21 February 2024 - 15:54

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka reaguar pas vdekjes së vajzës 4-vjeçare nga Gjakova.

Vitia përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se janë të njoftuar për pretendimet e prindërve në raport me trajtimin e 4-vjeçares nga ana e mjekëve.

Ai paralajmëron se kushdo që është përgjegjës në sistemin shëndetësor duhet të ketë masa, pa vonesë.

“Humbja e jetës së vajzës 4 vjeçare nga Gjakova na ka prekur të gjithëve. Jemi informuar për përvojën që kanë pasur prindërit nga deklarimet e tyre publike. Për cilindo që ka mundur të jetë përgjegjës në sistemin shëndetësor duhet të ketë masa, pa vonesë.”

“I bëj thirrje organeve të hetimit që sa më parë rasti të hetohet në çdo detaj. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të afërmve!”, ka shkruar ministri Vitia. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.