Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vizita në Hagë, Majko: Kjo nuk është një dramë personale por kombëtare (VIDEO)

Gazeta10
30 September 2022 - 10:26

Ish Kryeministri i Shqipërsië, Pandeli Majko, ka thënë se ajo që po ndodh në Gjykatën Speciale nuk është një dramë personale por kombëtare.

“Mendojmë se kjo nuk është një dramë personale, e atyre që janë në qeli por mendojmë se kjo është një dramë kombëtare, dhe si e tillë ka praninë tonë këtu”, ka thënë Majko.

Dje gjatë ditës në qendrën e paraburgimit në Hagë kanë qenë ish presidentët e Shqipërisë , Alfred Moisiu, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi si dhe ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko, dhe Behgjet Pacolli ku kanë vizituar krerët e krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin si dhe Rexhep Selimin.

Kjo vizitë është realizuar me iniciativën e Behgjet Pacolli, ndërsa ish presidentët e Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga kanë refuzuar këtë ftesën. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.