
Donjeta Sadiku nuk arriti të që merrte pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që po mbahet në Indi, pasi shteti në fjalë nuk i lejoi asaj pjesëmarrjen me simbole shtetërore.
E gjithë kjo ndodhi për shkak se India nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Lidhur më këtë çështje ka reaguar edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila ka kërkuar nga shteti indian që të rishqyrtojë këtë vendim.
“Vendimi për të penguar Donjeta Sadikun për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit është shkelje flagrante e standardeve sportive ndërkombëtare.Si një anëtare e Federatës Ndërkombëtare të boksit, Kosova ka të drejtë të marrë pjesë nën flamurin dhe himnin e saj. Ne i bëjmë thirrje Indisë të rishqyrtojë vendimin e saj”, thuhej në postimin e Osmanit në rrjetin social “Twitter”.