
Prokurorja Ervehe Gashi nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, ka konfirmuar se vlera e arit që u vodh sot në argjendarinë në Suharekë është 250 mijë euro.
Prokurorja Gashi deklaroi për Express se nga kjo ngjarje dy policë kanë mbetur të lënduar.
Gjithashtu ajo theksoi se prokurori nga Prokuroria e Prizrenit ndodhet në vendin e ngjarjes.
Zëdhënësi i policisë në Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ka thënë për Kanal10 se përveç policit të plagosur, është lënduar edhe një polic nga kjo përleshje.
Ai ka bërë të ditur se Policia ka identifikuar katër persona që janë përfshirë në grabitjen e armatosur.
Lidhur me rastin nuk ka akoma persona të arrestuar, teksa organet e sigurisë kanë njoftuar se po punohet për zbardhjen e rastit. /GAZETA10/