Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vlerat e larta të manganit – KRU Prishtina del me një njoftim të rëndësishëm

Gazeta10
15 November 2023 - 10:58

Vlerat e larta të manganit, KRU Prishtina sot shpërlan linjat magjistrale dhe sekondare në zonat që furnizohen nga Badovci.

Kompania rajonale e Prishtinës “Prishtina” ka bërë të ditur se me rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik sot do të bëj shpëlarjen e linjave magjistrale dhe sekondare në zonat që furnizohen nga ITU Badoc.

KRU “Prishtina” njofton se kjo po bëhet me qëllim të përmirësimit të cilësisë së ujit.

Njoftim i plotë:

Me rekomandim të DCBDU dhe IKSHPK gjatë ditës së sotme 15 nëntor 2023, KRU” Prishtina” do të bëj shpërlarje të linjave magjistrale dhe sekondare në zonat që furnizohen nga ITU Badoc, me qëllim të përmirësimit të kualitetit të ujit.

Zonat që do kenë çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë janë po të njejtat zona të prekura javët e fundit nga niveli i lartë i manganit në liqenin e Badocit.

Autobotët janë në terren vazhdimisht për të shpërndarë ujë të pijshëm për pije dhe përgatitje ushqimi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.