Gazeta10

Vlora Çitaku kritikon qeverinë për reduktimet me rrymë, energjia të jetë prioritet kombëtar

Nënkryetarja e Partisë  Demokratike të  Kosovë s, Vlora Çitaku, ka kritikuar qeverinë për reduktimet me rrymë, raporton Gazeta10.

Ish-ambasadorja e Kosovë ka thënë se dikush duhet të jap përgjegjësi për këtë sabpotim të njëpasnjëshëm të secilit projekt që i ndihmon pavarësisë energjetike të Kosovës.

Tutje, Çitaku ka thënë se sigurimi i energjisë elektrike i takon rëndësisë kombëtare.

Çitaku ka thënë se energjia elektrike është një nga problemet reale të vendit teksa ka thënë se Albin Kurti po merret me probleme imagjinare.

Këtu keni statusin e plotë :

“6-2 orari i reduktimeve në mes të Gushtit, kur niveli i konsumit është i ultë. Mund ta marrim me mend se si do të jetë dimri në Kosovë këtë vit.

Dikush duhet me dhanë përgjegjësi për sabotimet e njëpasnjëshme të secilit projekt i cili do të rriste pavarsinë energjetike të Kosovës.

Sigurimi i energjisë është çështje e sigurisë kombëtare. Këto janë betejat e vërteta, e jo luftërat imagjinare në kokën e Kryeministrit”, ka shkruar Çitaku në llogarinë  e saj në Facebook.

Përndryshe, KEDS mbrëmë vonë ka njoftuar se nga sot do të fillojnë reduktimet me energji elektrike 6:2 në gjithë territorin e Kosovës. / Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë