
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, do të mbajë sot konferencë për media.
Sipas njoftimit të PDK-së, konferenca do të mbahet në orën 15:00, në zyrën e Grupit Parlamentar të kësaj partie në Kuvendin e Kosovës.
Në njoftimin drejtuar mediave nuk janë bërë të ditura temat që do të trajtohen në konferencë.
Kryekuvendarja Albulena Haxhiu, ka rikthyer në vëmendje sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kontributin e saj në rrugën drejt lirisë, duke shprehur njëkohësisht mbështetje për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Haxhiu në adresimin e saj në Kuvend, tha se Dita e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila shënohet më 27 nëntor, lidhet drejtpërdrejt me trashëgiminë e UÇK-së dhe sakrificën e dëshmorëve.