Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Von der Leyen: BE-ja dhe partnerët po punojnë intensivisht për të gjetur zgjidhjen për targat

Gazeta10
28 October 2022 - 17:00

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, sot në Nish të Serbisë, ku është pritur nga presidenti serb, Aleksandar Vuciq, ka folur rreth cështjes së shtyerjes së vendimit për targa.

Ajo ka thënë se Bashkimi Eeuropian dhe partnerët po punojnë intensivisht për të gjetur një zgjidhje.

“Ka vullnet të mirë nga të dyja palët, do të intensifikojmë dialogun. Bisedimet janë të vështira, shpresoj se shpejt do të kemi një zgjidhje konkrete, por duhet konstruktivitet nga të dyja palët”, citohet të ketë thënë Von Der Leyen.

Teksa, Vuçiq gjatë takimit me të, ka thënë se Serbia nuk ka faj as “0,1 përqind” për problemet në dialog./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.