Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Von der Leyen foli edhe me Vuçiqin, kërkoi depërshkallëzim të tensioneve në veri

Gazeta10
27 June 2023 - 18:50

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë që ka folur me presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, lidhur me rolin e shtetit serb në depërshkallëzimin e tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë.

“Fola me presidenti Vuçiq sot për rolin e Serbisë depërshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës”, ka shkruar von der Leyen.

“Kërkova nga ai që t’i bëjë të gjitha përpjekjet për ta përkrahur rikthimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja në normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovëss”.

Von der Leyen më herët sot ka folur edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për të njëjtën temë, duke ia shtruar pothuajse të njëjtën kërkesë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.