Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Von der Leyen: Kosova e Serbia ta pranojnë Planin e BE-së

Gazeta10
14 Mars 2023 - 10:18

Kosova dhe Serbia duhet ta shfrytëzojnë momentin dhe ta pranojnë Planin e Bashkimit Evropian për normalizim raportesh, që është kyç për stabilitetin e tërë rajonit, ka thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, raporton Koha.net.

“Mendoj se është një mundësi që të dyja palët duhet të shfrytëzojnë momentin sepse normalizimi është i një rëndësie kyçe për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit”, ka thënë Von der Leyen në një bisedë me gazetarë të “European Newsroom”. “Kam shumë shpresë që të dyja palët do të jenë kontruktive në diskutimet e ardhshme”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.