Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Votat e gazetarit nga El Salvadori, Viniciusin s’e përfshiu, Rodrin e vendosi të shtatin

Gazeta10
29 October 2024 - 18:06

Fituesi i Topit të Artë është përcaktuar me votat e 100 gazetarëve që kanë prezantuar 100 vendet më të ranguara në FIFA.

Gazetari nga El Salvadori ka shokuar shumë njohës të futbollit me vlerësimin e tij. Ai e vlerësoi vetëm të shtatin Rodrin, që e fitoi Topin e Artë. Ndërkohë Vinicius Juniorin nuk e përfshiu fare në dhjetëshe.
Bëhet fjalë për Bruno Porzion nga “El Grafico”. El Salvadori është i 83-ti në FIFA.

Për Rodrin, Bruno Porzio, tha: “Ai nuk shkoi larg në Ligën e Kampionëve, u eliminua herët. Një lojtar vendimtar nuk eliminohet heret. Më pas Spanja e fitoi Evropianin falë atij veprimi të pasanksionuar nga Cucurella. Për këtë arsye nuk e kam llogaritur Evropianin në votën time. Për pesë ndeshje e gjysmë nuk mund t’ia jap Topin e Artë”.

Lidhur me Viniciusin, gazetari nga El Salvadori tha: “Nuk e konsideroj vendimtar për shkak të stilit të lojës. Ai mund të ketë shënuar gola vendimtarë, por lëvizjet në fushë i ka në hapësira të kufizuara. Ai nuk kontribuon kur skuadra nuk e ka topin, kështu që nuk e konsideroj lojtar të kompletuar dhe në mesin e dhjetë më të mirëve në Evropë. Nuk e kam përfshirë as të shtatin apo të tetin”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.