
Votohet marrëveshja e Qeverisë së Kosovës me Qeverinë e Gjermanisë lidhur me Parkun Inovativ në Prizren, raporton Gazeta10.
Kjo marrëveshje është votuar me 83 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka prezantuar projektligjin për këtë marrëveshje që është bërë në bashkëpunim me shtetin gjerman.
“Kjo qasje forcon biznest lokale, është shtysë për zhvillimin e rajonit si dhe përmirëson tregun e punës në gjithë Kosovën”, ka thënë Bislimi.
Ai ka thënë se Gjermania e ndihmon këtë projekt me 5 miljon euro.
“Kontributi nga qeveria gjermane është një grand 5 miljon eurosh”, ka thënë Bislimi. / Gazeta10