Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Voton Bedri Hamza – Kandidati i PDK-së për kryeministër

Gazeta10
09 Shkurt 2025 - 9:37

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka shfrytëzuar të drejtën e tij të votës në zgjedhjet e 9 shkurtit, raporton Gazeta Sinjali.

Ai ka votuar në shkollën “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë.

Hamza ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, e cila po ashtu ka votuar në të njëjtën shkollë.

Pas votimit, Hamza ka folur para mediave të pranishme.

Hamza tha se është optimist në këto zgjedhje dhe i bën thirrje qytetarëve të votojnë.

“Unë bashkë me bashkëshorten, vajzat dhe djalin e shfrytëzuam drejtën e votës. I lus të gjitha qytetarët që ta shfrytëzojnë ketë të drejt. Sovrani vendos, qytetarët votojnë. Jam optimist për këto zgjedhje”, tha Hamza.


Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.