
Me datën 27.02.2024 policia ka pranuar një informatë, se një person me datën 26.02.2024 në orën 23:59 në rrugën ‘’Rexhep Bislimi’’ në Ferizaj ka drejtuar veturën Daimler Benz me targa vendore, duke bërë tejkalimin në vijë të plotë .
Policët e stacionit në Ferizaj kanë arritur që të identifikojnë personin A.M ( M/K) i moshës 22 vjeçar, të cilin e kanë ftuar në stacionin e policisë dhe ndaj tij kanë incuar fletëparaqitje për gjykatë , ngaqë personi A.M , veç kundërvajtjës për tejkalim në vijë të plotë , ai nuk e kishte të fituar të drejtën për patent shofer, transmeton lajmi.net.
“Me këtë rast policia rajonale e Ferizajt falenderon qytetarin për informacionet e dërguara në polici , ndërsa fton qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, apelon policia.