
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka arritur në Pejë, në vendin ku u vra sot një grua ng bashkëshorit i saj.
Atje sot u vra Gjyljeta Ukelli, e dorasi dyshohet të jetë bashkëshorti i saj Edmond Lajqi.
Prokurori i krimeve të rënda, Ersan Qavolli tha para mediave se vrasja ka qenë makabre dhe se rasti është shumë i ndjeshëm.
Ende nuk dihet nëse tre fëmijët e çiftit kanë qenë në banesë në momentin e krimit.
Por gjithashtu ajo se çfare tha Hoxha është se që nga viti 2021 nuk është se ka pasur raportime për dhunë nga kjo familje.
“Ajo se çfarë dime ne është se nga viti 2021 nuk kemi pasur rast të dhunës në familje nga kjo familje”, ka thënë Hoxha