
Ka pëfunduar protesta e cila ishte organizuar në Prishtinë kundër vrasjeve të grave.
Qindra njerëz ishin mbledhur për të protestuar para Qeverisë së Kosovës pas vrasjes së mbrëmshme të shtatzënës, 35 vjeçare, para Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.
Madje, në këtë protestë u hodhen edhe mjete të zjarrit drejt objektit të Qeverisë. Për këtë u arrestua aktivistja nga Mitrovica, Neri Ferizi.
“Dorëheqja nuk mjafton”, “Polici i keni duart me gjak”, “Hapësirat private e publike të pasigurta”, “Historinë e Kosovës po e shkruani me gjak të grave!” ishin disa nga pankartat që protestuesit po i mbajshin në duar.
35 vjeçarja dyshohet se u vra me dy plumba në kokë nga ish-bashkëshorti i saj teksa e njëjta ishte në ditët e fundit të shtatzënisë./Gazeta10