Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Vrasja në Manastirc të Ferizajt, i dyshuari e groposi viktimën për të fshehur gjurmët

Gazeta10
06 Shkurt 2025 - 16:31

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh për të dyshuarin F.L., për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Sipas Prokurorisë, F.L. dyshohet se më 23 janar 2025, në malet e fshatit Manastirc, ka privuar nga jeta në mënyrë mizore viktimën B.V., për motive ende të panjohura.

Pas kryerjes së krimit, ai dyshohet se e ka groposur trupin e viktimës për të fshehur gjurmët dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Trupi i pajetë i viktimës u gjet më 5 shkurt nga disa banorë të fshatit Manastirc, ndërsa i dyshuari është ndaluar nga autoritetet dhe ndodhet në masën e ndalimit 48-orësh.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
16 Mars 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.