Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vrasja në Pejë, Haradinaj: Është urgjencë që gjërat të marrin kahje ndryshe, drejtësia të ashpërsohet në këtë drejtim

Gazeta10
16 Prill 2024 - 12:33

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vrasjes së gruas në Pejë.

Ai ka thënë se ky është lajm i trishtueshëm dhe se rastet e tilla janë të papranueshme.

“I trishtueshëm lajmi për vrasjen e gruas që ndodhi sot në Pejë. Raste të tilla që fatkeqësisht po ndodhin shpesh në vendin tonë, janë të papranueshme dhe është tejkaluar çdo limit njerëzor.”

Haradinaj ka thënë se është urgjencë që gjërat të marrin kahje ndryshe, duke shtuar se vrasjet duhet të ndalen, shoqëria të reflektojë dhe drejtësia të kryejë punën e saj.

“Është urgjencë që gjërat të marrin kahje ndryshe. Vrasjet duhet të ndalen, shoqëria duhet të reflektojë, ndërkaq drejtësia ta kryej punën e saj dhe të ashpërsohet në këtë drejtim.”

Ai i ka shprehur ngushëllime familjes.

“Ngushëllime familjes që humbi më të dashurën e tyre.”

Sot, Gjyljeta Ukelli, u vra në banesën e saj në Pejë. Dorasi dyshohet të jetë bashkëshorti i saj, Edmond Lajqi. Ndërkaq, të premten në Ferizaj u vra Erona Cokli nga ish- bashkëshorti i saj, Valon Aliu.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
20 Mars 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.