Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vrasja në QKUK, Bajrami kërkon dënime kapitale për kriminelët

Gazeta10
30 Nëntor 2022 - 20:49

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami është shprehur e tmerruar nga vrasja e gruas shtatzënë  në QKUK.

Bajrami përmes një shënimi në Facebook ka thënë se për këto lloje krimesh duhet të rikthehen dënimet kapitale.

“Jam e tmerruar me ngjarjen e sotme që po raportohet se një burrë ka vrarë gruan e tij shtatzënë. Ky rast është i dyti brenda pak ditësh kur edhe një mësuese u vra në mënyrë mizore. Gjithë këto krime po ndodhin pasi s’ka dënime kapitale për kriminelët. Gjykatat duhet të japin dënime maksimale për gjithë ata që bëjnë krime të tilla”.

Bajrami thotë se në praktikë po ndodh e kundërta, derisa ka përmendur uljen e dënimit për të akuzuarin për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.

“Në praktikë po ndodh e kundërta. Këto dy vrasje po ndodhin pak ditë pasi gjykata uli dënimin nga burgimi i përjetshëm në 35 vite burgim për vrasësin e Donjeta Pajazitajt. Vrasësi ishte recidivist. Kishte vrarë edhe një fëmijë për hakmarrje. Pse t’i ulet dënimi dikujt që është përsëritës i veprave penale?”/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.