Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Vritet me thikë një person në Gjilan, arrestohet një i dyshuar

Gazeta10
16 December 2023 - 23:33

Një person nga fshati Dobërqan i Gjilanit ka mbetur i vdekur pas plagëve të marra nga një mjet i mprehtë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

“Me datën 16.12.2023 rreth orës 21:00 kemi pranuar informacion se një person mashkull kosova nga fshati Dobërqan është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë”.

“Viktima nuk ka arritur që t’iu përballoj plagëve të shkaktuara dhe i njëjti ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në lidhje me këtë rast zyrtarët policorë kanë arrestuar një të dyshuar. Njësitet policore relevante së bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku aktualisht janë duke punuar për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.