
Njëri nga të përfshirët në plaçkitjen e argjendarisë në Suharekë është vrarë sot në Prishtinë.
Në operacionin policor të realizuar sot, është plagosur edhe një polic.
Rasti ka ndodhur sot në rrugën “Arben Xheladini” në kryeqytet, shkruan lajmi.net.
Gazeta10 ka kontaktuar me Policinë Rajonale në Prizren, derisa të njëjtit kanë thënë se nuk kanë informacion për këtë çështje.