Duhet Lexuar

Vuçiq akuzon Kurtin pas takimit me Lajçak: Dëshiron konflikt për t’u bërë hero (Video)

Gazeta10
12 Maj 2023 - 18:50

Raporti: Arta Mustafa

E premtja e ka gjetur në Beograd të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ai e vlerësoi rundin e 15 majit në mes Bislimit dhe Petkoviqit të një rëndësie të vecantë. Por Vuçiq nuk është marrë shumë me temat e Lajçak por me Kurtin të cilin e akuzuar si nxitës i konflikteve të reja.

Takimi i 15 majit në mes të kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq në Bruksel  po shihet si mundësi e mirë për hapat e ardhshëm lidhur me zbatimin e marrëveshjeve.

Ky është mesazhi që përcolli nga Beogradfi, emisari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, pas takimit që pati me presidentin Aleksandar Vuçiq.

“Në Beograd u takova me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryenegociatorin Petar Petkoviq, për të diskutuar rrugën përpara në zbatimin e marrëveshjes. Takimi i kryenegociatorëve të hënën e ardhshme është një mundësi e mirë për t’u dakorduar për hapat e ardhshëm konkret”, tha Lajçak.

Por, jo kaq i qetë pas takimit ka qenë edhe Vuçiq.

Në konferencën për media, ai ka hedhur akuza sërish ndaj kryeministrit Kurti se po nxite incidente dhe konflikte në mënyrë që të shpërthejë një lloj lufte.

 “Sot kam pritur, folur me Miroslav Lajçakun, dhe jam shumë, shumë i shqetësuar për situatën në Kosovë, veçanërisht për situatën në veri të Kosovës. Dhe do të mundohem të jem shumë i shkurtër, këtë ia thashë edhe ndërmjetësit që vjen nga Bashkimi Evropian, që shqetësimi im buron nga nevoja e zjarrtë e Albin Kurtit për të shkaktuar incidente, për të nxitur konflikte dhe nga pasioni i pabesueshëm me të cilin ai dëshiron të shpërthejë një lloj lufte, një lloj konflikti në të cilin ai do të ishte një hero i madh shqiptar”, tha Vuçiq.

Ndërkohë, një ditë më parë, emisari i BE-së për dialogun ka qëndruar në Kosovë, nga ku ka deklaruar se është i shqetësuar me ato që i ka dëgjuar në takim me përfaqësuesit serbë në veri të vendit.

Madje, përmes një postimi në Tëitter,  ka thënë se ishte e rëndësishme vizita e tij në veri për të marrë njohuri mbi situatën aktuale dhe kërkoi të shmanget çdo mundësi eskalimi.  /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.