Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Vuçiq do të takohet me Macron dhe Scholz, diskutohet për Kosovën, integrimet dhe Ukrainën

Gazeta10
06 October 2022 - 10:19

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe presidentin e Francës, Emanuele Macron, ku temë diskutimi do të jetë Kosova, integrimet europiane të Serbisë si dhe Ukraina, raporton Gazeta10.

I pari i Serbisë do të zhvillojë këto takime në kuadër të pjesëmarrjes së tij në samitin e Pragës ku do të diskutohet iniciativa e re me propozimin e presidentit francez, Emmanuel Macroni, Bashkësia Politike Europiane.

 “Presidenti i Serbisë nesër do të marrë pjesë në samitin në Pragë, ku do të diskutohet iniciativa për krijimin e një bashkësie politike evropiane si platformë për dialog ndërmjet anëtarëve ekzistues të Bashkimit Evropian dhe atyre vendeve që aspirojnë për të”, shkruan Tajnug, transmeton Gazeta10.

Më tej, bëhet e ditur se ai do të ketë edhe takimin trepalësh me liderët europian ku do temë do të jetë Kosova.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nesër në Pragë do të ketë një takim trepalësh me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe tema do të jetë, ndër të tjera, Kosova dhe Metohia, të konfirmuar për Tanjug në Presidencën e Serbisë”, shkruan Tajnug.

Tutje, bëhet e ditur se ndër të tjera do të diskutohet për integrimin europian të Serbisë si dhe për pozicionin e Serbisë në raport me luftën në Ukrainë që lidhet me sanksionet ndaj Rusisë.

“Në takim do të diskutohet edhe për integrimin evropian, si dhe për sanksionet kundër Rusisë dhe pozicionimin strategjik të Serbisë në lidhje me luftën në Ukrainë”. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.