Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vuçiq e quan të vështirë ballafaqimin me pesëshen, paralajmëron takime në Bruksel

Gazeta10
21 October 2023 - 17:37

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është deklaruar pas takimit me pesë diplomatët që sot erdhën në Prishtinë e më pas shkuan në Beograd. 

Vuçiq e cilësoi këtë takim si “të vështirë”, derisa tha se në Bruksel e presin “takime të rëndësishme”. 

“Takim i vështirë me pesëshen. Besoj se në periudhën e ardhshme do të gjejmë një rrugëdalje nga kriza. Në ditët në vijim pres takime të rëndësishme në Bruksel”, ka shkruar në Instagram Vuçiq. 

Rreth orës 14:30 në Presidencën serbe ka nisur takimi mes diplomatëve perëndimorë dhe Vuçiqit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.