
Presidenti serb Aleksander Vuçiq, i cili është duke qëndruar në Oseçinë, ka lënë të kuptohet se do t’i pranojë targat RKS, e për këtë ka pasur reagime negative nga populli serb duke e quajtur ‘tradhëtar’, shkruan N1, transmeton Gazeta10.
Vuçiq iu drejtua qytetarëve të mbledhur dhe gjatë fjalimit të tij për Kosovën nga të pranishmit u dëgjua një zë gruaje që thërriste “Tradhtar”.
“Për ne është e rëndësishme që gjithmonë të mund të bëjmë gjithçka për atdheun tonë dhe sot jemi i vetmi vend në Evropë që marrim vendime në mënyrë të lirë dhe liritare se si ta çojmë vendin tonë përpara. E vetmja që mund të bëjmë dallimin. Por edhe ne duhet të veprojmë seriozisht dhe me përgjegjësi. Dhe më lejoni t’ju them menjëherë – herën e fundit që isha atje ishin dhjetë a dymbëdhjetë veta që hidhnin gjëra, duke menduar se do të më ndërprisnin dhe do të më thoshin diçka për mua, përkundrazi, ata flisnin për veten e tyre.” ka thënë Vuçiq.
Teksa iu është përgjigjur gazetarëve, Vuçiq ka thënë se dy emisarët, Escobar dhe Lajçak i kanë kërkuar që të respektojë marrëveshjen e vitit 2011 për lirinë e lëvizjes.
“Unë thash që jemi të gatshëm të respektojmë marrëveshjen”, ka thënë Vuçiq.
Ai tutje ka thënë se s’mund të negociohet për çështjen e tabelave meqë thotë se është i sigurt që nuk të ketë ndonjë progres në afat më të gjatë kohor.
“Tabelat fillojnë të ndryshojnë nga 1 shtatori dhe afati është dy muaj. Imagjinoni çfarë tensione do të ketë në këta dy muaj. Nëse ne mund të zgjidhim të paktën çështjen e dokumenteve në mënyrë që serbët nga Kosova të mund të hyjnë dhe dalin në vijën administrative, gjithçka do të jetë më e lehtë”, ka thënë Vuçiq, shkruan N1./Gazeta10.