
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se do të mbështet protestën e serbëve në Rudar, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se përherë është përgjegjës që t’i ftojë ata që ta ruajnë paqen.
Më tej, Vuçiq ka thënë se nuk do të fshihet para fuqive të mëdha.
“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot para protestës së madhe popullore dhe demokratike në barrikadën në Rudar, afër Zveçanit, u tha serbëve në Kosovë e Metohi se do t’i mbështesë gjithmonë dhe se nuk do t’u fshihet të mëdhenjve dhe të fuqishmëve në bota, por se ai do të jetë gjithmonë mjaftueshëm përgjegjës për t’i ftuar ata të jenë të qetë dhe të ruajnë paqen”, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta10.
Ai ka thënë se ky tubim do të jetë i madh.
“Në një adresë video, të publikuar në Instagram, Vuçiq ka thënë se serbët nga veriu dhe jugu dhe nga të gjitha zonat ku jetojnë serbët në Kosovë do të vijnë në protestën e madhe të serbëve nga Kosova”.
Kujtojmë se serbët në veri kanë vendosur barrikada duke bllokuar disa rrugë.
Institucionet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare kanë kërkuar heqjen e tyre si dhe uljen e tensioneve. / Gazeta10